Rimbursimi i TVSH-së, shteti i kthen biznesit 14.5 milionë denarë

Mbi 14,5 milion denarë nga fillimi i vitit përfundimisht me korrikun shteti ka kthyer te firmat bazuar në rimbursimin e TVSH-së.

Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi deklaroi se në ekonominë janë kthyer 1,8 miliard denarë më shumë në krahasim me vitin paraprak.

“Gjatë kësaj periudhe te firmat kemi kthyer mbi 14,5 miliard denarë, që në krahasim me vitin paraprak është 1,8 miliard denarë më shumë ose 30 milion euro më shumë kemi kthyer te sektori i biznesit në krahasim me vitin paraprak”, tha Elezi.

Sipas saj, kjo është edhe një argument se kemi rritje të të ardhurave tatimore, se likuiditeti i buxhetit është në rendin më të mirë dhe me atë në kohë servisohen të gjitha obligimet e Buxhetit të anës së shpenzimeve dhe ndaj sektorit të biznesit.

Vitin e kaluar janë kthyer 12,5 miliard denarë.