Rikthimi i Unikkatil “trazoi” ujërat, Fero i bëri diss me këngën e re, ndjekësit i kthehen keq: Fshije sa je në kohë

Rikthimi i Unikkatil-it në muzikë pas dy vitesh mungesë ka trazuar ujërat. Përmes këngës që mban titullin “Po eci”, publikuar pak ditë më parë, reperi i bënte diss Feros dhe Dudës, të dy nga Gjilani. Ata i janë referuar Unikkatilit si “picamen”, duke aluduar se punon në piceri në SHBA.

“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë. Vlej do milion p***, ti as ni trohë. Çka merr n’koncert ti unë lypasv’ i dho”, janë vargjet me të cilat iu është përgjigjur reperi përmes këngës së fundit. Ndërkoë, Fero ka publikuar këngën më të re me titull “BMë”, ndërsa ka shkruar:

“Unikkatil kuqko qeshtu repovatet sum vyn mu 2vjet 3vjet , mu mvyn veq 10 minuta studio me ta gerdit Mozzik kshyre qysh ta perdhunoj idollin fans i k**it , edhe ke pshtu hatri shoqnis po bone share edhe ni her naj diss per mu tkallxoj Getinjo edhe per ty vlen.”, ka shkruar Fero.

Mirëpo, ai është përballur me komente të shumta negative nga ndjekësit. “Fshije këngën sa je në kohë:, “Kjo nuk është rep, je i humbur.“, Jeta nuk është film shqipe, maje mend”, “Palidhje”, janë prej disa komenteve që kanë shkruar ndjekësit duke treguar se nuk iu ka pëlqyer kënga. /abcnews.al