Rikthim në normalitet, Evropa lë pas masat e rrepta anti-Covid

Evropa po del gradualisht nga masat e rrepta anti-Covid të shkaktuara nga pandemia.

Gjermania po lehtëson gradualisht kufizimet e vendosura nga shpërthimi i “Omicron” . Rastet ditore në vend janë në rënie dhe institucionet shëndetësore vlerësojnë se përshkallëzimi i valës së pandemisë i përket së shkuarës.

20 Marsi është caktuar si “Dita e Lirisë” për Evropën, ndërsa heqja e masave, siç dëshmohet nga dokumentet e shqyrtuara nga kancelari Olaf Soltz, do të bëhet në tre faza.

Fillimisht do të hiqen masat kufizuese për personat e vaksinuar plotësisht, ndërsa procedura e kontrollit të certifikatës së vaksinimit do të ndërpritet në ambientet e mbyllura siç janë dyqanet.
Megjithatë, detyrimi për përdorimin e maskës mbetet.
Më pas do të hiqen kufizimet për grumbullimet në ambiente të jashtme, siç është natyra, ndërsa do vijojë të kërkohet certifikata e vaksinimit në baret dhe lokalet në ambiente të mbyllura.Të pavaksinuarit do të hyjnë në restorante me test negativ nga data 4 mars.
Kthimi në normalitet ka mbërritur edhe në Zvicër , ku nga nesër do të hiqen të gjitha kufizimet, madje edhe maska ​​në ambiente të mbyllura. Austria do të bëjë të njëjtën gjë nga 5 marsi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve në mbarë botën u ul me 19% javën e kaluar, por numri i vdekjeve mbeti i qëndrueshëm.