Rikthehet përsëri vala e nxehtë, temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë celcius


Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa në zonat malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.

Temperatura më e lartë sot do të arrijë deri në 37 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Në periudhën e ardhshme, pritet që moti të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë.