Rikthehet i nxehti afrikan në Maqedoni: Gjatë fundjavës temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë

Gjatë kësaj fundjave, territori i Maqedonisë do të jetë i prekur nga një valë e re nxehtësie nga Afrika, por kjo valë do të jetë me intensitet më të ulët në krahasim me atë të kaluarën, kur temperaturat ishin ekstremisht të larta.

Temperaturat gjatë fundjavës do të variojnë nga 31 deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në Shkup, temperatura maksimale do të jetë në intervalin e 35 deri në 38 gradë Celsius.

Koha do të jetë stabile, e thatë dhe me diell, me erë të dobët deri në të moderuar nga direksione të ndryshme. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, duke arritur një vlerë prej 8 deri në 9.