Rikthehen protestat, transportuesit privat nesër bllokojnë Shkupin

Trupi koordinativ i transportuesve privat ka njoftuar se nesër nga ora 06:00 do të bllokohet rruga Ilindenska, do të bllokohet vetëm njëra korsi. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz”.

Sipas tij përveç rrugës Ilindenska do të bllokohet edhe Kuvendi i Qytetit të Shkupit me afro 200 autobus.
Ndonëse i pyetur, Jovanovski nuk kishte përgjigje rreth asaj se sa do të zgjasin bllokadat, por nuk përjashtoi mundësin që ato të vazhdojnë edhe gjatë vikendit.

“Varësisht nga ajo se si do të zhvillohen çështjet, por në rast se protestat do të vazhdojnë të hënën, atëherë është paraparë që të bllokohet udhëkryqi tek Mavrovasja, udhëkryqi tek Kryqi i Kuq dhe rruga Ilindenska”, tha Jovanovski./Alsat.mk