Rikthehen gafat e Atifete Jahjagës, kësaj here ia huq me futbollin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka qenë e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha, me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit. Ajo ndjen keqardhje që Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Por, përmes këtij statusi Jahjaga ka bërë një gabim duke thënë se vitin tjetër futbollistët e Kombëtares do ta dërgojnë Kosovën në kampionat evropian, ndonëse vitin e ardhshëm s’do të ketë një event të tillë.

“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka shkruar Jahjaga. Katari është bërë shteti i parë në histori duke u bërë shteti i parë nikoqri i Botërorit në Lindjen e Mesme.