“Të nderuar qytetarë të vendit tonë, të nderuar bashkëkombas, të nderuar njerëz të vullnetit të mirë,
Përkrahja për referendumin është një shansë për vendin tonë që asnjëherë më nuk do të kemi rastin të kemi një mundësi të tillë, një shansë që vendi ynë të rradhitet drejtë shtëpisë së madhe euroatlantike, shtëpisë së madhe që demokracia e mirëfilltë funksionon dhe jo kabadajllëku politik, shtëpisë së madhe të sigurisë –NATO , EU-Shtëpia që vlenë meritokracia dhe jo partia, shtëpia që njerëzit mbrenda natës nuk pasurohet, por punojnë me dekada për të arritur niveli që ai i ka fituar mbrenda natës. Shtëpisë, që qytetarët e rëndomtë më pak ju intereson për politikë, ndërsa politikanëve më shumë ju intereson për popull. Që anëtarët e subjekteve politike nuk shikohen si armiq por si miq pavarësisht cilit subjekt i takojnë. Për një shtet të drejtë, që do të vlejë sistemi Juridiko-Politik i mirëfilltë. Ndaj mendimin se ky referendum nuk do të jetë zhgënjyes, dhe shqipëtarët më shumë se kurrë duhet ta dëshmojnë që janë pro Nato-s dhe BE-së.
Andaj qytetarë të vendit tonë miq, familjar dhe dashamirë të së ardhmes së mirë, vota juaj për, është votë për ardhmërinë tonë, është votë për parandalimin e migrimit të qytetarëve tanë e fokus të veçant largimi i të rinjëve. Vota juaj nuk shkon në konto të asnjë subjekti politik, dhe nuk është meritë e asnjërit subjekt politik, thjeshtë është votë Për të ardhmën tonë.
Thuaj PO Referendumit të 30 Shtatorit
Thuaj PO NATO-s
Thuaj PO EU-së
PËR Maqedonine europiane!” – shkruan në statusin e tij politikologu Rijad Mamuti