Ridvan Ibraimi, djaloshi që synon të marrë komunën e Haraçinës

Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë.
Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit.

Posedon aftësi menaxheriale, është fleksibël për punën në grup, ka aftësi për ti përfunduar të gjitha detyrat e filluara në kohë.

Që nga janari i vitit 2010 ka ushtruar poste drejtuese në institucionet shëndetësore, edhe atë: në Entin për Rehabilitim e të dëgjuarit, të folurit dhe zërit në Shkup; më pas që nga viti 2012 ushtron detyrën e drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të ISHP-së për Sëmundje të fëmijëve në Shkup.
Ka marrur pjesë në kongrese dhe trajnime të shumta vendore dhe ndërkombëtare për lidership në institucionet shëndetësore.