Ridvan Ibrahimi takim me myftiun e Shkupit – Ja çfarë u bisedua

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka pritur dje në takim kreun e Myftinisë së Shkupit, Qenan ef. Ismaili. Në këtë takim u bisedua edhe rreth aktiviteteve të cilat dy institucionet do të bashkëpunojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Biseduam për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në shërbimin e jetës fetare në komunën tonë. Njëkohësisht, me Myftiun biseduam edhe për projektet kulturore dhe fetare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

Në fund Myftiu i dhuroi kryetarit të Haraçinës një dhuratë simbolike.
“Duke më uruar postin e kryetarit të Komunës, nga Myftiu pranova një dhuratë simbolike por shumë domethënëse me peizazh të Xhamisë së Mustafë Pashës dhe Kalasë së Qytetit të Shkupit”, u shpreh Ibrahimi.