Ridvan Berisha: VV më linçoi e kërc*ënoi, e dua krahun e lu*ftës

Ridvan Berisha, gazetar, ka thënë se është linçuar nga Lëvizja Vetëvendosje dikur, si dhe është kërc* ënuar nga votuesit e saj si rezultat i një fotografie të tij.
Berisha, në emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ në T7, duke komentuar deklaratat për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK’së, Kadri Veselit, ka treguar edhe arsyen përse nuk ka simpati për VV’në.

“Ajo [deklarata për Thaçin e Veselin] ma tepër ka qenë për efekt publik dhe unë e du së pari familjen time, e vendin tem, por me z. Kurtin ndaj personalisht eksperienca jo të mira, jo me të, por me partinë e tij. Me muaj të tërë për konferenca shtypi, për sa kohë që zyrtarët e VV’së, bashkë me PSD’në e sotme. Më kanë mbajte në fotografi bashkë me disa të tjerë, duke ftu në njëfarë mënyre linçim të hapur publik, me tonalitet kërc* ënimi dhe si rezultat i asaj fotografie, votuesit e tij pafundësisht na kanë linçu. Jam i bindun që po ta kishin pa arkivolin tim do të kishin aplaudu për z. Kurti”, ka thënë ai.

“Jo bre, dëgjo, kjo tash na bona skena, qysh me prodhu lajm e sene. Ata që më njohin e dijnë që unë e du kampin e lu* ftës dhe nuk kom hezitu asnjëherë me e shprehë në tavolina edhe në publik, për sa kohë sa nuk vendosi në RTK. Por, sa kam qenë pjesë e administrimit e planifikimit editorial, besoj që jom kujdes maksimalisht që kjo bindje personale, të mos reflektohet në moderim dhe përmbajtje të emisioneve”, ka deklaruar tutje ai.