Richard Grenell nuk heq dorë: Ka një porosi të qartë për Albin Kurtin

I dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ka ritheksuar edhe një herë se tarifa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake duhet të hiqet.
“Uashingtoni është i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës – ne besojmë se kjo pjesë është injoruar në dialog”, ka shkruar Grenell në Twitter.

“Ne nuk mund të ju ndihmojmë derisa tarfina e vendosur nga Qeveria e Kosovës vazhdon ta dëmtojë vendin. Taksa duhet të hiqet së pari”.
“Gjithashtu, çështjet politike do të zgjidhen nga të dy palët – jo nga Uashingtoni”.
Ky reagim i Grenellit ka ardhur si përgjigje për Arbër Koliqin, shqiptarin që jeton në Amerikë.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1236326189653991425?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1236326189653991425&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.fmimages.net%2Frichard-grenell-nuk-heq-dore-ka-nje-porosi-te-qarte-per-albin-kurtin%2F

I njëjti ka kërkuar të di rreth prapaskenave të dialogut, pasi siç ka thënë politikanët kosovarë “nuk kanë qenë transparent në këtë proces”.
Ndryshe, Albin Kurti, kryeministri i vendit, ka vendosur që taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të hiqet me kushte. Veprim ky që nuk po pëlqehet aspak nga shteti mik i Kosovës, Amerika.