Ricaktohet seanca e KSHZ-së


Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ricaktoi seancën që duhej të fillojë në orën 14:30. Në njoftimin e pres-shërbimit të KSHZ-së nuk potencohet arsyeja për ricaktim, por vetëm që opinioni në kohë do të njoftohet për terminin e ri.

KSHZ, sipas urdhërit qeveritar me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjet për deputetët në Kuvend, duhet të vazhdojë me organizim të procesit zgjedhor, ta poërgatisë dhe publikoj Librin e rishikuar të afateve.

Pas shpalljes së zgjedhjeve më 15 korrik, KSHZ duhet t’i ndërmarrë edhe të gjitha aktivitetet tjera teknike dhe administrative për përgatitje të veprimeve tjera zgjedhore, sipas Kodit Zgjedhor dhe urdhërit qeveritar.