Riaktivizohet klubi i futbollit “Shkëndija” Haraçinë


Një ekip me traditë dhe burim i shumë emrave që ndërtuan karrierë serioze, klubi futbollistik Shkëndija në Haraçinë aktivizohet përsëri. Ishte viti 2015 kur ky klub u mbyll por nuk ishte e sigurtë nëse do të rikthehej përsëri ose jo, shkruan Pa Censurë.

Por tani mësohet para disa ditëve ky klub u riaktivizua dhe u rikthye përsëri fuqishëm për të vazhduar lojën në ligen e Maqedonisë së Veriut duke përfaqësuar Haraçinën. Tranjer i këtij klubi është Albert Ajdari i cili edhe riaktivizoi këtë ekip bashkë me ndihmës trajnerin Nijazi Bajramin, informon Pa Censurë.

Ky Klub tani ka filluar edhe me stervitjet e lojtarëve dhe kanë bërë edhe ndeshje miqësore me Fk Bvk Konjare. Gjithashtu është dhënë njoftim nga klubi se me datën 26.09.2021 ditën e diel do të zhvillohet ndeshja miqësore me Kf Fortuna Hasanbeg.
Trajnerit dhe futbollistëve iu urojmë suksese në vazhdimsi!/PACENSURË