Rezulton pozitiv Flakron Bexheti nga ASH

Flakron Bexheti nga ASH ka rezultuar pozitiv në Koronavirus!

Ai shruan:

“Të nderuar miq!

E ndjej obligim moral që tju informoj që unë bashkë me bashkëshorten time kemi rezultuar pozitiv në testin e covid 19. Për fat të mirë tani për tani jemi të dy shëndosh e mirë, me simptome të lehta, sidomos unë pothuajse pa asnjë simptom. Me gjithë kujdesin dhe mbrojtjen nuk e dimë cili mund të jetë burimi i infeksionit, andaj Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse dhe në rast të simptomeve më të vogla konsulltojeni mjekun përkatës!

Testet i bëmë sot në mengjes, ndërsa rezultatet i mora para ca orësh. Respektova rekomandimin e infektologut për tu izoluar menjeherë deri sa ti marr rezultatet e testit, për këtë arsye edhe sonte nuk isha i pranishëm ne Konventën Promovuese të ASH-AAA që u mbajtë në Tetovë.

Shpresojmë që ta kalojmë sa më lehtë këtë betejë që për fat të keq duket normale, në kohën që po e jetojmë.

Ju Falemnderit.”