Rezultati preliminar në Shqipëri, partia e Edi Ramës bindshëm në vendin e parë

Janë përditësuar të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.
Pas numërimit të 2386 kutive të votimit nga 5199 sa janë gjithsej, del që Partia Socialiste po prin bindshëm me 49.17 për qind apo 335 mijë e 697 vota.

Në vendin e dytë është Partia Demokratike që ka vetëm 38.91% apo përkthye në vota i bie 264 mijë e 822.
Kurse, Lëvizja Socialiste për Integrim është në vendin e tretë, ku deri më tani ka vetëm 7.16% apo 48 mijë e 738 votues.