Rezultatet tregojnë se vetëm Taravari i del në ballë Ali Ahmetit, ja kush e thotë

“Kryetari i BDI-së që 20 vjet radhazi i mundi të gjithë një nga një përveç Taravarit që është në avantazh me Ali Ahmetin me 2-0, rezultatet tregojnë se vetëm Taravari i del në ballë Ali Ahmetit”, ka shkruar publicisti Sulejman Mehazi.

Përndryshe sot Arben Taravari i cili u rizgjodh në zgjedhjet e së dielës kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit pasi sipas tij zgjedhjet në Gostivar ishin për Ahmetin një çështje personale të cilën e humbi.
“Zgjedhjet në Gostivar ishin për Ahmetin një çështje personale të cilën e humbi. Mendoj se duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, duhet të Dorëhiqet”, ka shkruar Taravari.