Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi në një prononcim tha se deklaratat e kryeparlamentarit Talat Xhaferit në lidhje me afatin kohor për iniciativë të re për mosbesim ndaj qeverisë janë politike.
“Ajo është deklaratë politike, nuk është juridike. Deklarata juridike është konform Rregullores dhe aspektit të ligjeve në Kuvend, derisa nuk fillon seanca të tërhiqet njëra, të vendoset tjetra. Deklaratat politike nuk kam çfarë t’i komentoj”, deklaroi Rexhepi.
Rexhepi thotë se Alternativa ka vendosur që të jenë pjesë e një nisme të re për mosbesim ndaj Qeverisë, pa “Levicën”. “Dje kishte koordinatori i VMRO-së bëri një kërkesë krejt tjetër, ku nuk do të jetë “E Majta”, gjë që u dakordova edhe unë, edhe ne si subjekt politik. Pasi që “E Majta” nuk duhet të ishte, kushti im ishte që “E Majta” të mos jetë pesjë e nismës, tash kam ardhë në Kuvend të shohim se si do të jenë punët, të koordinohemi me përfaqësuesit e VMRO-së, pasi koordinatori ishte në izolim.”, tha mes tjerash Rexhepi.
Ndryshe, kreu i Kuvendit, Talat Xhafer në paraqitjen e tij mbrëmjen e djeshme në ClickPlus në TV21 tha se nëse dështon nisma për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë gjatë ditës së enjte, në rast të nevojës për nismë tjetër, do të duhet të pritet edhe 90 ditë. “Votohet mosbesimi, bie qeveria. Nuk votohet mosbesimi, vazhdon Qeveria, por 90 ditët e radhës nuk mund të ketë mocion të ri”, deklaroi në ClickPlus Talat Xhaferi.