Rexhepi: Rigjykimi i “Monstrës” ishte premtuar nga LSDM-ja për të marr votat e shqiptarëve në 2016

Gjatë debatit në “Rruga drejt” mes deputetit të BDI-së Arbër Ademi dhe atij të AAA-së Rexhepi, ky i fundit i bëri me dije Ademit se rigjykimin e kishte premtuar LSDM-ja në 2016 dhe jo BDI, për të marrë votat e shqiptare, edhe pse fundi qe i njëjtë. BDI-ja e ka pranuar vetë që nuk është përzierë dhe as që ka kërkuar një rigjykim, sipas Rexhepit, për ata gjithçka shkon në rregull, tha ai.

Sipas Arbër Ademit i bie që BDI-ja nuk është përzierë, dhe për shkak të mos përzieries ata njerëz janë rigjykuar dhe janë dë*nuar me bu*rg të përjetshëm, kjo është një fatkeqësi. Rigjykimin nuk e ka kërkuar BDI-ja, por LSDM-ja për të marrë votat e shqiptarve në vitin 2016. PRandaj thotë BDI-ja se nuk janë përzierë, ndërkohë duhet të përziheshin. Duhet të përziheshin në gjykata, në prokurori dhe kudo për të arritur deri te drejtësia.