Rexhepi raporton: 100 ditë udhëheqje në Burgun e Idrizovës

Drejtori i burgut të Idrizobes Rexhep Rexhepi informon për punën që ka bërë gjatë ketyre 100 ditëve.

Të nderuar qytetarë, në prag të 100 ditëve të para të emërimit tim në krye të Burgut të Idrizovës, ndjej për obligim që të paraqes një raport të shkurtër për arriturat në këtë periudhë. Në periudhën 100 ditëshe në Burgun e Idrizovës është realizuar:

1. Riparimi i furrës së bukës dhe dukshëm është përmirësuar ushqimi për të burgosurit,
2. Kemi avancuar përdorimin e gjuhës shqipe dhe të burgosurit në çdo drejtim kanë të drejtë ti drejtohen institucionit edhe në gjuhën shqipe
3. Kemi avancuar kuadrot shqipëtarë. Sot në shumicën e pozitave udhëheqëse janë emëruar shqiptarë
4. Kemi realizuar kyçjen në rrjetin e ujësjellësit, me çka u zgjodh problem i furnizimit me ujë, problem i cili në këtë institucion ishte present për disa vite me radhë
5. Siguruam skener më të sofistikuar për kontrollimin e ushqimeve dhe gjësendeve, si
donacion nga ambasada e SHBA-ve

Në zhvillim të sipërm janë edhe disa projekte të tjera të cilat pritet të përfundojnë në periudhën e ardhëshme.
Problemet në Burgun e Idrizovës janë të shumta. I vetëdijshëm se zgjidhja e tyre është e vështirë. Me përkushtimin tim dhe stafit tonë ne do ti zgjidhim. Punët e mira kërkojnë përkushtim, punë ekipore por edhe guxim. Ne i kemi të trija.