Rexhepi nga burgu i Idrizovës: Po vuaj nga dhimbjet, nuk ma japin terapinë

Gjendja e rëndë shëndetësore e të dënuarit me 12 (dymbëdhjetë vite burg) Rexhep Rexhepi nga Kumanova, çdo ditë e më shumë po përkeqësohet. Ai aktualisht vuan nga invaliditeti  i përhershëm. Sëmundja e tij ka avansuar në fazat më kritike, andaj për dhimbjet e forta të tij përdor vetëm <Tramadol>. Barnë e cila përdoret për të trajtuar dhimbje të forta.

I dënuari Rexhep Rexhepi, denoncon se kur ai ndjen dhimbje të forta,  nuk merr shërbim nga ambulanta e burgut të Idrizovës, ai thotë se, mos dhënjen e shërbimit e arsyetojnë me fjalët: “Nga e gjejnë dhimbjet të të fillojnë natën” . Por këtë tre ditëtë e fundit, ajo po kalon netë tmerri, duke jetuar dhimbje të  pa përballueshme.

Ne si ekip i Pa Censurë, tentuam që të kontaktojmë me drejtorin e burgut në <Idrizovë> Antonio Dimov,  por i njëjti nuk na u përgjigj në pyetjet tona. Do vazhdojmë ditëve në vazhdim të kërkojmë përgjegjësi nga drejtori i burgut për mos dhënjen e shërbimeve të detyrueshme ndah vuajtësve të dënimit.

Rexhep Rexhepi është i dënuar nga viti 2015 me 12 vite burg.