Rexhepi e Tupançevski në burgun e Idrizovës vizituan krahun e të miturave

Drejtori i Burgut të Idrizovës në Shkup, nëpërmjet Facebook-ut, njoftoi se sot aty qëndroi ministri i drejtësisë: “Sot Në Burgun e Idrizovës pritëm Ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançevski. Biseduam për shumë çështje që prekin institucionin tonë. Bashkë vizituam edhe Krahun e të miturave, ku pamë kushtet dhe diskutuam për problemet që kanë këto të burgosura!”, shkroi Rexhepi.