Rexhepi: “Dygjuhësia zbatohet edhe në Bu*rgun e Idrizovës”

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe ka filluar të zbatohet edhe në Burgun e Idrizovës. Me ardhjen e Rexhep Rexhepit në krye të këtij institucionit gjuha shqipe ka filluar të aplikohet në të gjitha dokumentet.

“Ne si institucion përpiqemi që ti përmbahemi ligjit për përdorimin e gjuhëve. E kemi obligim ligjor që të zbatojmë dygjuhësinë. Jemi përpjekur që palët të mund të kryejnë obligimet e tyre edhe në gjuhën shqipe” ka deklaruar për monitor.mk drejtori Rexhepi. Ai ka potencuar se për këtë çështje kanë vështirësi kadrovike, për të cilat zotohet se në periudhën e ardhëshme do ti zgjidh.

Burgu i Idrizovës deri para emërimit të Rexhep Rexhepit si drejtor, thuajse aspak nuk e ka zbatuar dygjuhësinë, edhe pse ligji në fjalë është miratuar shumë më herët.