Rexhepi: “Duhe t’a bëjmë ndryshimin në bllokun shqiptar”


Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa shkruan:

Pas rrethit të parë:
Nënkryetari i ASH tha neve do mbështetim kandidatët e Besës por ata duhet të na bëjnë hatërin, ta kërkojnë mbështetjen.
Zëdhënësi i Alternativës tha neve nuk e mbështetim kandidatin e Besës në Tetovë.
Sekretarët gjeneral të Besës dhe ASH pinë kafe dhe hangërn drekë
Kryetari i PDSH-së tha Teuta çuditet pse janë kundër saj në Tetovë, edhe pse ajo nuk e meriton asnjë votë dhe se PDSH është çdo herë në oponencë ndaj BDI.

Dje:
Kryetari i PDSH tha se ka marrëveshje për të mbështetur BDI-në.
Sot:
Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa ftoi anëtarët të mbështesin kandidatët e ASH-së dhe apeloi edhe ata që të bëjnë të njëjtën duke mbështetur kandidatët e Besës.

Sekretari gjeneral i ASH përshëndeti mbështetjen nga Besa dhe thiri mbështetësit e ASH që të mbështesin kandidatët e Besës në Tetovë dhe Zhelinë.
Tani mbetet vetëm edhe Alternativa të deklarojë mbështetje të kandidatëve të Besës dhe Besa ti mbështet ato.

Në këtë mënyrë do të dëshmohet se duam me gjithë mënd ta bëjmë ndryshimin edhe në bllokun shqiptar duke filluar nga pushteti lokal.
Sa i përket shumicës së re parlamentare që përmendi sot pa BDI që përmendi Taravari, një ditë e më parë duhet bërë.