Rexhepi: “Denoncimin në polici e bëri një familjar, dhe jo Kasami”

Në polici nuk më ka denoncuar lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, por vëllai i bashkëshortes sime, në bazë të mungesës së motrës së tij.

Kështu deputeti Kastriot Rexhepi në ClickPlus në TV21 e ka hedhur poshtë deklaratën e Kasamit ku thotë se bashkë me një familjar të Rexhepit e kanë denoncuar të njëjtin në polici për shkak të mungesës të tij prej disa orësh dhe mosprezencës së tij në seancën kuvendore për mosbesimin e Qeverisë.

“Nuk kam mundur t’i informoj të gjithë familjarët. Është një detaj shumë i interesant dhe mund të ndërlidhem me denoncimin në polici nëse doni se si ka ardhur. Mund të të denoncojë vetëm një anëtar i familjes. Denoncimin e ka bërë vëllau i bashkëshortes time për mungesën e motrës së tij, bashkëshortes sime dhe jo zotëri Kasami”, tha Rexhepi.