Rexhepi betohet se ka vepruar sipas bindjeve!


Gjatë konferencës për media, njëra prej pyetjeve që iu parashtruar deputetit Kastriot Rexhepi është që për shkak spekulimeve se ka marrë para për veprimin e tij, të betohet në Zot, se nuk ka marrë para. Megjithatë ai u betua se ka vepruar sipas bindjeve, ndërsa nuk u betua për paratë.

“Betimin, tash Kuran skam, a duhet ta ve dorën mbi Kuran apo mundet pa Kuran. Unë qytetarët e dinë me veprimin tim politik se cila ka qenë kauza. Dhe s’do mëndë dhe analizë dhe çdokush e dinë që veprimi i cili ishte i shpejtuar ishte në kundërshtim me bindjet e mia… Për hirë të asaj që e thatë për hirë asaj që jam besimtar, betohem në Zot që veprimin që e kam bërë e kam bërë për shkak të bindjeve të mia, për shkak se nuk kam mundur të votojë në kundërshtim me bindjet e mija, jo për interesa tjera”, u shpreh Rexhepi