Rexhepi: Banorët e Bllacës demantojnë Bujar Osmanin për autostradën Shkup-Bllacë

Nënkryetari i Besës, Kastriot Rexhepi ka thënë se banorët e Bllacës kanë demantuar publikisht Bujar Osmanin në lidhje me autostradën Shkup-Bllacë. Më tej Rexhepi shkruan se Osmani sëbashku me Valdet Xhaferin kanë shpejtuar të marrin merita. Ja postimi i plotë:

“Para do kohe Bujar Osmani shpejtoi të lavdërohet si ai sëbashku me Valdet Xhaferin kanë bërë punë të madhe në zgjidhjen e problemit të pronave për trasën e autostradës Shkup-Bllacë me qëllim që të përvetësojë meritat për këtë proekt që edhe pas shumë vitesh spo realizohet. Sot pronarët e tokave në Bllacë e demantuan këtë sukses duke dëshmuar për tentativën për tu bërë lojë politike në dëm të banorëve të zonës duke ja vlerësuar pronat e tyre me çmim shumë të ulët me qasje selektive dhe jo të barabartë. Gjithë kjo dëshmon për nevojën emergjente që pas 12 Prillit të vijë garniturë e re e politikanëve që çdo veprim do të bëjë në dobi të popullit e jo në dëm të tyre. Rruga Shkup – Bllacë do ndërtohet nga qeveria e re pas ndryshimit, si një proekt i mirë për dy shtetet pa i dëmtuar në asnjë rast pronarët e tokave, por duke i kompenzuar në vlerën reale të pronave. Këtë mund ta bëjnë vetëm subjekte që nuk kanë imperativ interesin e ngushtë grupor por atë të përgjithshëm”, ka përfunduar Rexhepi.