Rexhepi: Asgjë konkrete rreth koalicionit të ri qeverisë

Deputeti i lëvizjes Besa dhe i koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga Zoran Zaevi, Kastriot Rexhepi në një prononcim pas konstituimit të Kuvendit, tha se ende nuk ka asgjë konkrete rreth koalicioneve për formimin e shumicës së re parlamentare. Por, ai u shpreh se Kuvendi i ri duhet të punojë në drejtimin që vendi të ecë në rrugën evropiane, duke lënë për të nënkuptuar se koalicioni i ri qeverisëse do të jetë me ato forca politike që mbështesin eurointegrimet.