Rexhepi: “As në Bullgari dhe as në Abu Dabi, isha te shtëpia e një miku në Shkup”


Deputeti Kastriot Rexhepi ka hedhur poshtë si të pavërtetë çdo informacion se gjoja ditën e enjte, ditën e seancës së mosbesimit të Qeverisë, a ka qenë jashtë shtetit.
Rexhepi disa herë në ClickPlus përsëriti me plot bindje se atë ditë ka qenë në Shkup dhe është strehuar te shtëpia e një miku të tij.

“Ditën e enjte ishte seanca dhe unë vendosa që të mos shkoj në seancë dhe në orët e mëngjesit, bashkë me familjen shkuam në shtëpinë e një miku tim të afërm, për të strehuar familjen dhe për të mos u ekspozuar nga presionet”, tha Rexhepi.