Rexhepi: Anulimi i regjistrimit nuk ka të bëjë me virusin, shqiptarët po përdoren për eksperiment

Koordinatori i grupit të ASH-AAA-së gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kryeministrin Zaev dhe pjesëtare të tjerë të qeverisë për ligjin e shtetësisë tha se nuk u fol fare për ligjin e shtetësisë, por ai akuzoi se shqiptarët nuk mund të përdoren edhe njëherë tjetër si eksperiment. Rexhepi tha se nuk është normale që dy ditë para fillimit të regjistrimit të takohen liderët e dy partive maqedonase dhe të vendoset për anulimin e tij. Sipas Rexhepit, ky vendim nuk ka të bëjë fare me virusin, por është një vendim i patër politik në dëm të shqiptarëve.

“Është botërisht e ditur që arsyeja e shtyrjes së regjistrimit është numri i lartë i shqiptarëve që janë regjistruar në diasporë dhe numri shumë i vogël i palës maqedonase të regjistruar në diasporë. Këtë e dimë shumë mirë”, tha Rexhepi.