Rexhep Selimi para Speciales deklaron se ndihet i pafajshëm, gjyqtari i kërkon sqarime shtesë

Gjyqtari i seancës në Dhomat e Specializuara të Tribunalit të Hagës i ka kërkuar sqarime shtesë, deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-drejtuesit të operacioneve në UÇK, Rexhep Selimit, pasi ky i fundit tha se ndihet i pafajshëm. Selimi në seancën që po mbahet akutalisht ka thënë se ndihet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritura kundër tij.

“Më lejoni sot këtu që të deklarohem se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.” ka thënë ai. Mirëpo gjyqtari i ka kërkuar sqarime shtesë Selimit duke thënë se duhet të deklarohet qartë se është i pafajshëm siç shtoi ai për arsye procedurale. “Unë zakonisht deklaroj ato që i ndjej por e përsëris edhe një herë unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.” tha gjyqtari. Selimi ndaj kësaj është përgjigjur duke u vetëdeklaruar sërish i pafajshëm.

“Dua t’iu kërkoj sqarim ju thatë “ndiheni” i pafajshëm por ne për arsye procedurale na duhet që ta kemi një fjali shumë të qartë nga ju se vetdeklaroheni i pafajshëm.” tha ai. Ndryshe gjyqtari ka thënë se mbi Selimin rëndojnë gjithsej dhjetë akuza gjashtë prej tyre kundër njerëzimit dhe katër si kri*me lu*fte.

“Më 26 tetor u konfirmua aktakuza ku përmbahen 6 akuza për krime kundër njerëzimit përkatëisisht pëndjekje bu*rgosje akte çnjerëzore torturë dhe vr*asje zhdukje me forcë e personave. Katër akuza për kri*me lu*fte për ndalim arbitrat trajtim mizor torturë dhe vrasje të paligjshme.” ka thënë ai. Kujtojmë se Selimi të mërkurën në mbrëmje njoftoi se ka një aktakuzë të konfirmuar kundër tij teksa vetëm një ditë më pas u nis për në Hagë.