Rexhep Selimi kërkon t’i ndërrohet avokati mbrojtës

Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kërkuar që avokati i tij mbrojtës David Young të mos e përfaqësojë më, por nga Geoffrey Roberts, i cili është bashkë-avokat në ekipin mbrojtës të Selimit.Zyra e Mbrojtjes ka pranuar nga Selimi një kërkesë për autorizimin e avokatit Roberts, derisa avokati Young pa parashtruar po ashtu kërkesën për t’u tërhequr.

“Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes pranoi një letër nga z. Selimi ku kërkohej që z. Young të tërhiqet nga avokati i tij i caktuar dhe që z.Geoffrey Roberts, aktualisht bashkë-avokat në ekipin e tij të mbrojtjes, të caktohet si zëvendësues. Z.Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu ka pranuar nga z. Selimi një kërkesë për emërim të nënshkruar, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr. Z. Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontaktuar me kërkesë për të përfaqësuar z. Selimi dhe se ai do ta pranonte emërimin. Z. Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit Direktiva për avokatin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.