Kryeministri Hoti nuk ka dashur ta dëgjojë Rexhep Selimin, duke e lënë sallën e Kuvendit, sapo ai ka nisur fjalën.
Kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar në Kuvend për 100 ditëshin e parë të tij në udhëheqjen e qeverisë.
Sapo Kryeministri Hoti e ka përfunduar fjalimin e tij para deputetëve, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka marrë fjalën për ta quajtur “qeveri koti”.
Hoti e ka braktisur menjëherë sallën, duke mos e dëgjuar përfaqësuesin e LVV’së. Shefi i deputetëve të LVV’së thotë se “koti” nuk është për mbiemrin e kryeministrit, por për veprimet e tij