Rexhep Selimi dhe VV nuk e votojnë Rezolutën për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së

Më 61 vota pro ka kaluar rezoluta për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së, por të njëjtën nuk e votuan deputetët e VV’së dhe ata të Listes Serbe, shkruan Gazeta Metro.

Të gjitha grupet parlamentare votuan pro dhe shprehën vullnetin për votimin e kësaj resolute, me përjashtim të VV’së dhe Listës Serbe.

Nga shefi i grupit parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi i cili po ashtu luftoi për UÇK’në, tha se nuk ka urgjencë për të votuar një gjë të tillë.

Madje ai ka shtuar se nuk ka koordinim me grupet e tjera parlamentare.

Kjo rezolutë i mori 61 vota pro nga të zgjedhurit e popullit dhe ia doli të kalojë.

Teksti i plotë i Rezolutës:

Duke besuar në vlerat më sublime të popullit të Kosovës;

Të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë;

Duke rikujtuar faktin se Kosova ishte viktima dhe Serbia agresori;

Duke pasur parasysh gjykimin ndaj viktimës dhe ndërprerjen e ndjekjes së krimeve të agresorit nga bashkësia ndërkombëtare;

Duke besuar në nevojën e domosdoshme për unitet politik e qytetar, në mbrojtje të vlerave më sublime të popullit të Kosovës, luftës së drejtë të UÇK-së;

Duke pasur për bazë faktin se UÇK përbën vlerën më të lartë të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim;

Duke pasur parasysh se akuzat ndaj UÇK nuk janë vetëm kundër individëve, por janë përballje e Kosovës dhe e qytetarëve të saj me Serbinë;
​​​​​​