Rexhep Qosja reagon ashpër për rrëzimin e Qeverisë Kurti


Akademiku Rexhep Qosja ishte përmendur shpesh herë si emër që do të mund të propozohej për president të ardhshëm të vendit. E kjo gjë shihej e mundur përmes VV-së, pas ardhjes në pushtet.

Por, me rrëzimin e Qeverisë Kurti, një ditë më parë në Kuvend, kjo shpresë e Qosjes është shuar. Me gjasë, përfundimisht.

E për largimin nga pushteti, me anë të votës në Kuvend të Kosovës, të Albin Kuritit, akademiku kosovar Rexhep Qosja ka reaguar ashpër përmes facebook-u, shkruan Reporteri.net.

Madje, krejt çka ka ndodhur dje në Kuvend, ku Qeveria Kurti u rrëzua me 82 vota të deputeteve, për Qosjen është komplot parlamentar.

“Kush janë ata që e rrëzuan Qeverinë? Janë ata që i tmerroi fitorja e Lëvizjes që e krijoi qeverinë – fitorja e Vetëvendosjes. Janë edhe ata, në të vërtetë prijësit e atyre, që e krijuan koalicionin me ta për krijimin e asaj Qeverie. Ata e rrëzuan, në të vërtetë ata e prenë në besë”, shkruan nder tjera Rexhep Qosja.

https://www.facebook.com/qosjarexhep/posts/10157860981545792?__tn__=K-R