Rexhep Memedi: Infermierja nuk ka patur aspak qëllim që ta lëndoj foshnjën, por ato mavijosje në krahun e djathtë kanë ndodhur gjatë procedurës së marrjes së gjakut për analizë

Drejtori i Klinikës Universitare për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka njoftuar për konkluzionet që ka nxjerr komisioni i ekspertëve i formuar për zbardhjen e rastit me foshnjën tre muajsh.

Ja dhe deklarata e plotë:

Pas ngjarjes së publikuar në media më datë 12.07.2024 lidhur me pretendimet për lëndimin e foshnjës 4 muajshе e cila ishte e shtruar në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, Shkup, drejtori i Klinikës, Dr. Rexhep Memedi, ka kërkuar formim të një komisioni ekspertësh me detyrë zbardhjen e rastit.

Gjatë ditës së djeshme 15.07.2024 komisioni mori në shqyrtim të gjitha faktet, të gjitha informacionet përfshirë edhe deklaratat e infermieres dhe prindërve të foshnjës. Njëkohësisht u vërtetua se infermierja nuk ka pasur absolutisht qëllim të lëndojë foshnjën, por ato hematoma-mavijosje në krahun e djathtë kanë ndodhur gjatë procedurës – marrjes së gjakut venoz për analizë më datë 11.07.2024, e realizuar nga dy motra medicinale gjatë së cilës një infermiere e fikson krahun e fëmijës, ndersa infermierja tjetër shpon venën.

Si rezultat i presionit mekanik, hematomat – mavijosjet janë shfaq në pjesën e sipërme të krahut dhe parakrahut të djathtë. Kujtojmе sе, ne thelb arsyeja kryesore e alarmimit të rastit nga prindërit ka qenë një keqkuptim–mes gjyshit të fëmijës dhe infermieres që ka ndodhur më herët, më 7 korrik 2024, dhe humbja e besimit të prindërve tek infermierja.

Dje, me iniciativë të drejtorit të Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Dr. Rexhep Memedi, u mbajt një takim midis dy palëve, prindërit e foshnjës 4 muajshe dhe infermieres. Prindërit e fëmijës u treguan të vyrtitshëm, edhe infermierja u akordua që ky

incident më shumë ishte rezultat i keq komunikimit e keqkuptimit dhe më në fund të dy palët zgjatën dorën e pajtimit.

Pasi u arrit pajtim mes dy paleve, komisioni nderpreu punimet.

Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup është institucioni më i lartë shëndetësor në shtet, ku profesionistë më të dalluar të Pediatrisë ofrojnë mbrojtje

shëndetsore të nivelit tericiar për të gjithë fëmijët e vendit tonë dhe vendeve tjera.

Misioni ynë është të ofrojmë ardhmëri të shëndetshme për fëmijët dhe familjet e tyre, përmes kujdesit të lartë pedijatrik, edukimit dhe hulumtimit!

Vizioni ynë është që çdo fëmijë në RMV dhe regjion të ketë qasje adekuate deri tek kujdesi më i lartë shëndetësorë i cili është i orientuar kah pacienti dhe familja e tyre!