Revoltohet mërgimtari: Kam pritur në kufi me fëmijë të vegjël, derisa sa kaloi ora policore (foto)


Qytetarë të shumtë janë ankuar se janë detyruar të presin në kufi deri në orët e mëngjesit për të kaluar ora policore dhe për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e ka përjetuar edhe Z.Ziberi, një mërgimtar që nga Zvicra ishte nisur për vendlindje.
Ai ka alarmuar se është detyruar të pres deri në mëngjes nën temperatura të ftohta dhe me fëmijë në makinë.

“Na kanë mbajtur aty, që pasi që ka hyrë në fuqi ora policore, siç thanë në ora 22. Nuk ka lejonin, edhe pse kishim fëmijë në makinë dhe nuk kishte kushte për të pritur aq orë. Arsyet e tyre ishin se është orë policore dhe se nuk mund të lejojnë kalimin”, ka theksuar Ziberi. Ai ka informuar se kolonat ishin stërmbushur dhe se nuk kishte asnjë përgjigje nga autoritetet, duke e mbajtur të mbyllur kufirin.
Por nga Qeveria kanë theksuar se në mbledhjet e fundit është sjellë vendimi për kufizimin e lëvizjes, ku me një konkluzion të veçantë ka nënvizuar se do të lirohen të gjithë udhëtarët të hyjnë në territorin e vendit.

Po ashtu thuhet se në mënyrë plotësuese në mbledhje ne shtabit të kri*zës është sjellë konkluzion që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që vijnë nga jashtë dhe hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut në çdo pikë kufitare, atyre duhet ti lejohet gjatë orës policore lëvizja nga pika kufitare deri në vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre.