Revoltohet i dënuari me burgim të përjetshëm, po malltretohemi në burg!

I dënuari me burgim të përjetshëm Burhanedin Nuhija (lexoni historinë e tij) i revoltuar nga malltretimet ndaj të dënuarve, ka shkruar kritika të forta për udhëheqësinë e burgjeve.

Ky është shkrimi orgjinal i të dënuaeit B.Nuhiu: ‘Te burgosurit po pysin Qeverinë dhe kryetaret e komunave si na llogaritin neve dhe familjet tone a kujdesen, a kan te pakten interesim per familjet dhe fmijët tonë, a kan me ngran a kan me pi a ja te semurë a kanë pare per ilace apo per sherim ose se cajnë koken fare, jemi te shumt te denum me procese te montum.
Këta te kabinetit te Qeverisë Ministra e zavendes Ministra ne kryje me Zoran Zaevin, a kanë dijeni per maltretimet psikike cka ju bohen te burgosurve, pa marrë parasysh fajtor dhe jo fajtor te pa fajshem dhe me faj janë tu e vujtë denimin, por kjo torrtura cka ju bohet te burgosurve, me mos dhënjen e lejes ne rast vdekje per te vorrosur apo pjesëmarrjes ne varrim te me te dashurve, babë, nanë, moter e vlla, djal e cikë.
Ne keto raste ma te prekshme na te burgosurit nuk është hequr kjo e drejtë qe te shohim per her te fundit prindërit tonë kjo ashte torrturë jashtë njerëzore .
Po boj pytje Zoran Zaevit po ju a po pyetni ministrat e qeverisë se sa veprojnë per te miren e qytetarëve dhe si deklaronte Zoran Zaevi ‘Za dobar zivot za site’ si dhe ketë pytje ja boj direktorit te Sanksioneve Jovica Stojanovic dhe direktorit te burgut nje far Bobi nga Kërcova a kanë ndjenja familjare a kanë ndjenja njerëzore dhe pse nese kanë ndjenja njerëzore dhe humane ende janë za ‘Dobar zivot za site’ ne të na japin leje edhe neve te burgosurve te pakten te ju themi lamtumiren e fundit te dashurve tonë, shkruan Burhanedin Nuhija i dënuar me dënim të përjetshëm.
http://www.pacensure.com/2018/04/13/varrezat-qe-flasin-per-nje-vrasje-video-montimi-i-rastit-te-burhanedinit/