Revoltë tek zjarrfikësit në Kumanovë, Dimitrievski do ta punëson Iliçin

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski po dëshmon afërsinë e tij me familjen Iliç, në Kumanovë e njohur si familja që vrau Almir Aliun e vogël fizikisht dhe juridikisht. Së fundi, Dimitrievski ka dhënë pëlqimin për të punësuar vëllain e Boban Iliçit, Bojan Iliç në Njësitin e Zjarrëfikësve në Kumanovë. Kjo ka nxitur reagime brenda ekipit ndërhyrës të cilët sipas informacioneve janë revoltuar dhe kërcënuar me largim nga njësiti në rast se i pari i Komunës nuk tërheq vendimin për punësimin e Iliç.

Ndryshe, Bojan Iliç është i njohur për policinë lokale në Kumanovë dhe organet tjera të rendit. Në vitin 2016 ai ishte bashkëpjesëmarrës në vrasjen e Almir Aliut dhe kishte ushtruar dhunë ndaj familes Aliu edhe pse nga Prokuroria Themelore në Kumanovë nuk u ndoq asnjëherë për një vepër të tillë.
Javë më parë vrasësit Boban Iliq, Gjykata e Apelit në Shkup ia zvogëloi masën e dënimit nga 6 në 4 vite burg.