Revizioni zbulon parregullsi të shumta në Ministrinë e Kulturës

Revizioni i shtetit ka shprehur mendim të rezervuar mbi realitetin e raporteve financiare të Ministrisë së Kulturës për vitin 2019. Revizioni ka vërtetuar se ka mungesë të mobileve për zyre, telefonave mobil, pajisjeve kompjuterike, ikonave dhe një freske. Revizioni gjithashtu ka zbuluar se në ndërtesën e ministrisë ka piktura për të cilat nuk ka informacion nga janë marrë. Ministria aktualisht është paditur në konteste me vlerë prej gjysmë milion euro.

Si rezervë janë 500 mijë libra që nuk janë shpërndarë tek përdoruesit final e për të cilët janë shpenzuar mbi 6 milionë euro. Në pjesën e projekteve për muzikë dhe veprimtari skenike dhe ngjarje kulturore dhe artistike, revizioni ka vërejtur se shumica e mjeteve të transferuara kanë qenë për tarifa për organizatorët e ngjarjeve kurse ka pasur raste kur punonjësit e institucioneve nacionale, kanë marrë të holla nga kultura.

Raporti i revizionit
“Për dy përfitues të mjeteve për financim të projektit në vlerë prej 5 milion e 500 mijë denarë, është treguar pagesa e honorarëve për mysafirë nga jashtë në vlerë prej 3 milion denarë për të cilat revizioni nuk është bindur se nuk u janë transferuar pjesëmarrësve të ngjarjes për shkak se pagesa e mjeteve sipas vërtetimit të llogarisë është e drejtorit të Shoqatës me shënim “honorar për pjesëmarrësin”

Në pjesën e financimit të veprimtarisë së muzeut, revizioni ka vërtetuar se 700 mijë denarë janë paguar pa dokumentacion mbështetës. Për normën “Integrime evropiane”, ministria ka mbështetur 10 projekte për programin “Evropa kreative” në vlerë prej 10 milion denarë. Por revizorët gjithashtu kanë zbuluar se paratë për këto projekte ishin paguar para se projekti të realizohet dhe para se të dorëzohej raport për paratë e shpenzuara. Raporti është bërë gjatë periudhës kur Ministria e kulturës drejtohej nga kuadri i partisë “Alternativa” Asaf Ademi dhe Hisni Ismaili. Ministria i ka dërguar vërejtje revizionit, por të njëjtat janë refuzuar.

https://www.youtube.com/watch?v=0pOArUpXzlA