Retro e aktiviteteve të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë javës që lamë pas!

Gjatë javës së kaluar, kryetari i Komunës së Tetovës ka pasuragjendë të ngarkuar me aktivitete dhe takime të shumta, si me qytetarët e komunës së Tetovës, pritjen e ambasadorëve të BE-sëdhe Polonisë, pritjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, por edheaktivitete të tjera, që qytetarët të kenë një jetë sa më të denjë, ndërsa Tetova të shndërrohet në një qytet evropian.

Të hënën më 28 mars, kryetari Bilall Kasami në ambientet e Komunës priti ambasadorin e Bashkimit Evropian nëMaqedoninë e Veriut, David Geer me të cilin kanëbashkëbiseduar për çështjet më konkrete duke nisur ngadigjitalizimi i administratës, infrastruktura, përmirësimi ikushteve të jetesës së qytetarëve, krijimi i hapësirave të gjelbrat, zvogëlimi i ndotjes së ambientit jetësor, përmes ndërtimit tëstacioneve të filtrimit të ujërave të zeza dhe shumë projektevetjera cilat janë në interes të qytetarëve të Tetovës.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka siguruarambasadorin David Geer, se bashkë me administratën komunaledo të punojnë që BE-në ta sjellin në Tetovë dhe kjo do tëkonkretizohet me një projekt të ri, që është hapja e Shtëpisë sëBE-së në Tetovë ( European House).

Ndërsa ambasadori i BE-së, Geer konfirmoi mbështetjen e BE-së për komunën e Tetovës dhe kryetarin Bilall Kasami përrealizimin e disa projekteve, për një Tetovë më të gjelbër, pa ujëra të zeza, pa ndotje, dhe me një infrastrukturë të re.

Të martën më 29 mars, kryetari Bilall Kasami ka vazhduartakimet e tij me faktorin ndërkombëtar. Në zyrat e Komunë së Tetovës ai ka pritur ambasadorin e Republikës së Polonisë nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut, Wojciech Tycinski.

Kasami dhe Tycinski në dialogun e tyre diskutuan për shumëçështje që janë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ndërsa në fokusishte bashkëpunimi dhe marrja e përvojave në menaxhimin dhegjetjen e zgjidhjeve optimale në pushtetin lokal. Ambasadori, Wojciech Tycinski, rrëfeu se do të mbështet komunën tonë nëshndërrimit e saj në një institucion me frymë evropiane.

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, të mërkurën më 30 mars, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte i ftuarnë manifestimin “Mirë se erdhe Ramazan” të organizuar ngaMektebi “Kopshti i Xhenetit”.

Të enjten më 31 mars, Kryetari i Komunës së Tetovës, nëcilësinë e kryetarit të Këshillit të Rajonit të Pollogut, realizoitakim me Ministrin e Mjedisit Hapësinor, z.Naser Nuredini, sidhe me anëtarët e grupit punues për monitorimin, udhëheqjendhe drejtimin e procesit për përgatitjen e Planit të Ri Hapësinor.

Së bashku edhe me kryetarët e komunave të Pollogut, në takim u diskutua rreth aktiviteteve për përgatitjen e Planit të RiHapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u potencua rëndësia e shkëmbimit të informatave, sidhe ruajtja e bashkëpunimit mes palëve.

Të enjten po ashtu, kryetari i Tetovës Bilall Kasami dha lajmine mirë për një pjesë të banorëve të Komunës së Tetovës. Pas premtimeve dhe angazhimeve të mëdha të kryetarit të Komunës, dhe të ekipit të Ndërmarrjes Publike Komunale, përfundimishtbanorët e lagjes “Andrea Stojanoviq” filluan të kenë UJË përPIJE.

Të premten më 1 prill, kryetari i Komunës së Tetovës, BilallKasami, priti në takim vëllazëror kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave të ndryshme nëzbatimin e tërësishëm të programit për zhvillimin e qyteteve sidhe mundësinë e thithjes së IPA fondeve në aspektin e fqinjësisësë mirë.

Kasami dhe Hyseni u dakorduan që të dy komunat Tetova dheGjilani bashkërisht të aplikojnë në thirrjen për IPA CBC me Kosovën, thirrje që do të jetë ndihmë e drejtpërdrejtë në sferën e ekologjisë, për të krijuar një ambient më të pastër dhe sa mëcilësor.

Të dy kryetarët kanë thënë se “Qytetarët e të dy palëvemeritojnë një jetë më të mirë” andaj edhe politikat tona do tëjenë në këtë drejtim, për të zbatuar në përpikshmëri programintonë që të shndërrojmë qytetet tona, në qytete evropiane dheefikase për banorët!

Si çdo fund muaj edhe në fund të muajit Mars, kryetari iKomunës së Tetovës, zhvilloi takim me qytetarët e Komunës sëTetovës, ku i dëgjoi problemet me të cilat ata ballafaqohen çdoditë, dëgjoi propozimet e tyre dhe idetë për zhvillimin më tëshpejtë dhe më të mirë të Komunës.