Retkoceri: “Pse jo Vjollca Berisha në arsim por Agim Nuhiu”

Arben Retkoceri:

Pse Vjollcë Berisha , një nga penat më të mira që kemi dhe njohëse e shkëlqyer e arsimit – nuk propozohet zv/ministre e Arsimit, por në Bujqësi!
Çfarë kërkon Agim Nuhiu si zv/ministër i Arsimit, kur ministri është i BDI-së, i cili jo keq po e drejton këtë dikaster.

Ka vite që Nuhiu shëtit nëpër poste të larta nëpër ministri të ndryshme dhe përveç akomodimit të tij social, nuk është se është shquar për ndonjë gjë tjetër!

Sa nuk është vonë, mirë do të ishte të bëhet “ndërrimi” i këtyre dy posteve. Shqetësuese është se, edhe këtë radhë negociatorët e posteve si te Aleanca, por edhe te BDI, prioritet fatkeqësisht i kanë dhënë diçkaje tjetër e jo emergjencës aktuale të cilësisë së arsimit apo nevojave tjera të shoqërisë shqiptare.
Jorastësisht, në rangimin e fundit të radhitjes globale të Universiteteve në bazë të citimeve akademike të profesorëve, madje edhe Universiteti i Shtipit i formuar së vonmi, bindshëm është para të gjitha universiteteve shqiptare në Maqedoni marrë së bashku!