Retkoceri: “Në kufi edhe pasaportat e bebeve i kontrollojne vetem për të na e shtu pritjen”

Arben Retkoceri

Pika kufitare në Bllacë është shndërruar në ankth e tmerr për shqiptarët e dy anëve të kufirit për shkak të pritjeve e kolonave pafund në ndërkohë që në anën kosovare – kalohet “exspres”.
Ironia më e madhe është se që nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme e deri te polici në sportel – gati e gjithë hierarkia kufitare, janë shqiptarë.

Banaliteti shkon deri atje sa edhe pasaportat e bebeve kontrollohen dhe futen në sistem sikur të ishin kriminel. Mos të flasim për vonesat tjera të qëllimshme, sikurse janë “kontrollet e jashtëzakonshme” dhe pyetjet banale, e herë-herë maltertimet sidomos të udhëtarëve të Shqipërisë.

P.S. Edhe premtimi i disa viteve rresht për një pikë kontrolli të përbashket kufitar si në gjithë rajonin, ka fatin e njejtë si të autostradës 12 kilometërshe!