Restoranti në qendër të Ohrit kaplohet nga zjarri


Një objekt hotelierik u përfshi nga zjarri në qendër të Ohrit, pikërisht në Sheshin e Qytetit. Siç raporton MIA, flakët kanë shpërthyer në oxhakun e objektit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të lokaleve përreth, është parandaluar përhapja e flakëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve. Zjarri është shuar dhe është shmangur një dëm më i madh material. Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar në zjarr.