Restorantet e dasmave do të marrin ndihmë më të madhe se mjekët që përballen me virusin


Restorantet e dasmave do të marrin ndihmë financiare të pakthyeshme nga shteti në shumën prej një milion euro me ribalancin e buxhetit 2020, i cili po debatohet në Parlament. Me ribalancin e propozuar, 880 mijë euro sigurohen për shpërblimin e të gjithë profesionistëve shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me covid-19.

Restorantet e dasmave ndihmë 1 milion euro që është pjesë e programit të qeverisë të granteve prej 5.5 milion euro për agjencitë e udhëtimit, terrenet e lojërave dhe restorantet e dasmave. Këto grante, nga ana tjetër janë pjesë e paketës së katërt të masave për të ndihmuar ekonominë në shumën prej 470 milion euro.

Grantet për restorantet e dasmave janë në shumën prej 3,000 deri në 10.000 euro, në varësi të xhiros në 2019. Grantet duhet të merren nga të gjitha subjektet e regjistruara dhe të licencuara për këtë aktivitet në një vlerë totale prej një milion euro.

Ministria e Shëndetësisë do të marrë 4 milion euro me buxhetin suplementar i cili përfshin 880 mijë euro për shpërblimin e punonjësve shëndetësorë që luftojnë kundër covid-19. Pjesa tjetër është caktuar për furnizimin e vaksinave testeve për Covid-19 dhe nevojave të tjera të institucioneve të shëndetit publik.

Ribalanci i propozuar u diskutua për tre ditët e kaluara në një seancë plenare në Kuvend, dhe debati i cili duhet të zgjasë 5 ditë vazhdon sot në 11:00.

Me buxhetin suplementar,l të ardhurat totale të buxhetit parashikohen në 3.2 miliardë euro dhe shpenzimet totale në 4.1 miliard euro duke e çuar deficitin në rreth 900 milion euro.

М. ILIOSKI