Resnje, kapen dy vetura të mbushura me dru pa dokumentacion (FOTO)

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje në Resnje janë konfiskuar dy automjete që po transportonin dru zjarri, pa dokument përkatës. Nga MPB thonë se punonjësit e N.P. “Pyjet Kombëtare” kanë bërë matjen e druve, pas së çka janë konfiskuar automjetet me drurët ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresa përkatëse.

“Me datë 11.11.2022, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë në Resnje kanë sekuestruar një automjet “Zastava” pa targa, i drejtuar nga E.K. (34) nga Resnja, i ngarkuar me dru zjarri pa vulë dhe dokumentacion dhe automjet tip “Shkoda Felicia” pa targa që po drejtohej A. M. (19) nga Resnja, gjithashtu i ngarkuar me dru dushku pa vulë dhe dokumentacion”, thonë nga MPB.