Shiu që ka rënë vazhdimisht ditët e fundit, nuk paraqet rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati. Hidrologët shpjegojnë se një mundësi e tillë nuk ekziston tani për tani, sepse lëmë pas një verë të thatë dhe nivelet e ujit janë nën mesataren. Shiu hidratoi tokën me një sasi të mjaftueshme lagështie. Në pjesën perëndimore të vendit, ranë edhe 80 litra për metër katror. Por, njoftimi i një jave të re me shi duhet të merret seriozisht, megjithëse lumenjtë aktualisht kanë kapacitet për të absorbuar reshjet e reja të shiut.
“Ne po hyjmë ngadalë në një periudhë të lagësht në të cilën priten reshje të reja shiu. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe çdo sasi e tillë e madhe e reshjeve të mëvonshme do të përbënte një rrezik të madh përmbytjesh. Le të mos harrojmë se përmbytjet më të mëdha në histori deri më tani në vitin 1962 dhe 1979 ndodhën pas shirave të tillë të qetë, që nuk janë aq të përfillshëm në lumenj, por edhe sesi ato janë të përfillshëm në pellgjet e lumenjve në të cilat e ngopin tokën me lagështi”- deklaroi Atanas Ugrinski, Hidrolog.
Meteorologët parashikojnë shi edhe në ditët në vijim, por edhe rënie të temperaturave. Sot priten 20 litra shi për metër katror në pjesët lindore të vendit.
“Paradite do të ketë mot me vranësira ndërsa të mërkurën periudha me diell. Nga mesdita, sidomos në orët e natës së mërkurës, presim reshje të reja që do të intensifikohen dhe do të vazhdojnë edhe të enjten. Ndërsa të enjten, për shkak të zbritjes së masës së ajrit të ftohtë, më të ftohtë se ajo që kemi, do të kemi reshje bore në male, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të vendit, që do të thotë se temperaturat do të ulen edhe më shumë”- pohoi Lençe Rizova, DPHM
Drejtoria e hidrometeorologjisë çdo ditë e kontrollon nivelin e ujit të lumenjve dhe liqeneve. Të dhënat tregojnë rritje të nivelit të ujit të lumit Vardar në krahasim me ditën e djeshme. Kështu, niveli i ujit të lumit më të madh është rritur për 33 centimetra pranë Jegunovcës, pesë centimetra në Veles ndërsa në Demir Kapi 22 centimetra. Nga Drejtoria thonë vendi është në fazën e verdhë ose situata me rrjedhat e ujit është potencialisht e rrezikshme dhe paralajmëron për shfaqje të mundshme lokale të daljeve të lumenjve.