Pika kufitare e Morinës u ngar*kua që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Edhe pse një mot me re*shje shiu, shqiptarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar. Pavarësisht pandem*isë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hyjnë në Shqipëri përmes Morinës.
Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare. Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.