Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje mbrëmjen e kaluar në Slloveni


Në kryeqytetin e Sllovenisë janë përmbytur rrugë dhe ndërtesa të shumta pas stuhisë së një nate më parë. Më shumë se 500 ndërtesa u përmbytën në Lubjanë, duke theksuar se ra 88 litra shi për një metër katror në një kohë të shkurtër, gjë që ndodh një herë në 250 vjet.

Sipas mediave vendase, shërbimet kujdestare morën më shumë se 2.700 thirrje nga qytetarët në periudhën nga ora 20:00 deri në mesnatë.
Nga raportimet e institucioneve sllovene, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.