Për shkak të reshjeve të borës në drejtimin rrugor, aksi Mavrovë – Dibër, prej orës 9:45 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.
Siç kumtoi LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit por zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.